E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Talasemiket ne keto dy vjet, pa hepatite

Gjate ketyre dy viteve nuk ka pasur raste qe femijet talasemike te kene edhe nje semundje tjeter te rende, te cilen ta marrin nga transfuzioni i gjakut. Kreu i Shendetesise, Petrit Vasili u shpreh se duhet te arrihet objektivi, i dhurimit te gjakut pa pagese, pasi ai eshte me i sigurt. Nderkohe qe kete e deshmon dhe fakti, tha ai se dy vitet e fundit, nuk jane shenuar raste te talasemikeve me infeksione si Hepatiti C dhe HIV/AIDS. "Ne Shqiperi duhet te krijohet nje fryme tashme, ne nivel kombetar, duke investuar ne menyre vullnetare si te vetmen dhe me te miren zgjidhje per problemin e madh te sigurimit te gjakut dhe ky sigurim gjaku eshte jetik, per nje problem te rendesishem sic eshte talasemia", tha Petrit Vasili, minister i Shendetesise. Sipas tij, pellgu i Myzeqese po regjistron cdo vit lindje te reja me kete semundje. Vasili gjate konferences theksoi se e gjithe puna e bluzave te bardha duhet te fokusohet per reduktimin e foshnjave talasemike. "Kemi nje renie te perqindjes se talasemikeve ne vend, por duhet akoma pune per tu bere pasi ne rrethe te tilla si Lushnja, Fieri, Berati, Vlora e Saranda, regjistrohen akoma lindje te reja", u shpreh Vasili. Nje prej rreziqeve qe kanos shendetin e talasemikeve eshte cilesia e gjakut.
Shperndarja e rasteve ne rrethe
Zona e Myzeqese njihet per nje numer te larte te rasteve me talasemi. Ne te gjithe vendin numerohen rreth 300 paciente talasemike. Nga viti 2004-2007 kane ardhur ne jete 80 bebe talasemike, nderkohe qe zonat qe kane perqindjen me te larte te pacienteve qe vuajne nga talasemia, ose sic njihet ndryshe, nga mungesa e rruazave te kuqe te gjakut, jane Fieri me 22 per qind, Lushnja me 17 per qind, Vlora me 16 per qind dhe Saranda me 12 per qind.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›