Presidencialet në Francë, 5 gjërat që duhet të dini
Francë- Kanë kaluar 17 vjet që kurse Franca nuk ka patur një presidencë nga e majta, dhe mund të jetë koha për të ndryshuar.
Francois Hollande, një kandiat i qendres së majtë i Partisë Socialiste, ka shanse të medha për tu zgjedhur i pari i Francës pasi doli para Sarkozy në raundin e parë të presidencialeve të së djelës.
Nëse ai fiton më 6 Maj kundër presidentit aktual të qëndres së djathtë Sarkozy, Hollande do të jetë i pari president i majtët që nga koha e Francois Mitterrand në vitin 1995.
Nicolas Sarkozy po kërkon një mandat të dytë pesë- vjeçar duke ndjekur Zhak Shirak i cili shërbeu për 12 vjet në detyrë. Sarkozy mori 27.2% të votave në raundin e parë dhe 28.6% mori Hollande.
Teksa ethet e garës kanë kapluar presidencialet në Francë CNN ka listuar disa pika kyçe për tu mbajtur mend:
1. Kjo është një garë që po vijon me dy kandidatë.
Dhjetë kandidatët që përfshijnë të gjithë spektrin politik në Francë moren pjesë në raundin e parë të votimit që u mbajt të djelën. Por sondazhet vunë gjithmonë në dukje një balotazh mes Sarkozy dhe Hollande. (Në Francë një kandidat për president duhet të marrë më shumë se 50% të votave që të fitojë postin. Nëse kjo nuk ndodh në raundin e parë të votimin dy më të votuarit shkojnë në një raund të dytë votimi).
Në vend të tretë u vu re gjallërimi i të djathtës eskteme të Le Pen votat e të cilëve kërkon Srakozy në raundin e dytë të votimit më 6 Maj. Pas Hollande dhe Sarkozy, Marine Le Pen mori 17.9% dhe Jean-Luc Melenchon i së majtes ektreme mori 11.1% të votave. Votat e tyre mund të bëjnë që Hollande të shkojë më shumë majtas dhe Sarkozy më shumë djathtas.
2. Një çështje veçohet ndaj të tjerave.
Ekonomia dominoi agjendën politike në Francë më shumë se ç’bëri në Amerikë. Siç thonë analistët ‘prej muajsh në qendër ishte papunësia dhe fuqia blerëse’. Puna ishte e vështirë për tu gjetur sidomos për të rinjtë dhe kjo është një ndër aryset kryesore që Sarkozy është i dobët në këto zgjedhje.
Hollande është në favor për veprime të qeverisë për të stimuluar ekonominë dhe shpenzimet ndërsa Sarkozy do të përmisojë klimen e biznesit duke ulur disa taksa.
3. Franca dhe Amerika kanë më shumë të përbashkëta se vetëm papunësinë e lartë.
Emigracioni dhe asimilimi i komunitetit të mysliman në Francë ishin çështje kryesorë të fushates elektorale sidomos pak impaktit të trazirave në Tuluzë nga një ekstremist islamik. Sarkozy është kundër lejimit të emigracionit. Vitin e shkuar një ligj ndaloi mbulimin e fytyres nga gratë myslimane në vendet publike. Dhe në televizion Sarkozy tha se në Francë ‘ka shumë të huaj’ dhe vendi s’po i integron siç duhet. Sarkozi i fitoi fuqishëm zgjedhjet presidenciale në vitin 2007, por këtë vit siç tha edhe Le Pen: Sarkozy s’ka qënë aq i fortë sa ç’duhet.
4. Rezulati i zgjedhjeve mund të ndikojë në eurozonë.
Sarkozy ka punuar afër me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë krizës së borxheve në Europë, duke çuar para masat shtrenguese në Greqi dhe në vende të tjera të trazuara. Dhe lind pyetja nëse Hollande do sillte një ndryshim strategjie?
Analistët thonë se njerëzit duan që të ketë stabilitet por mendojnë se Hollande do të kërkojë se Francës i nevojitet një rritje ekonomike dhe këto plane e ndalojnë atë. Madje sipas tyre zgjedhja e Hollande mund të krijojë paqendrueshmëri të madhe në Eurozonë. Borxhi i vetë Francës është një problem. Hollande ka premtuar se do të krijojë dhjetra mijëra vende pune në sektorin publik duke rritur taksat e të pasurve. Por disa thonë se kjo do të nxisë të pasurit të ‘braktisin’ Francën.
5. Marrëdheniet Francë-SHBA duhet të qëndrojnë të forta.
Hollande ka premtuar se do të tërheqë trupat franceze nga Afganistani deri në fund të këtij viti. Objektiv realist apo jo mund të krijojë tensione mes Parisit dhe Uashingtonit. Por Hollande njihet se është një pragmatist absurb.
Dorina Bilbili/IDEA/