Qeveria i hap rrugë ndërtimit të TEC-it “Kosova e Re”
Në këtë drejtim, kryeministri Thaçi ka theksuar se Komiteti Drejtues për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re”, ka aprovuar me një unanimitet të plotë një strategji të gjerë për sektorin e energjisë dhe që ka për qëllim furnizimin e qëndrueshme dhe kualitative me energjie në Kosovë.
Kapaciteti i termocentralit të ri do të jetë në fazën e parë prej 1000 megavateve dha ai do të ndërtohet pranë termocentralit Kosova B. Termocentrali A, me përkrahjen edhe të Komisionit Evropian do të mbyllet më së largu deri në fund të viti 2015.
Realizimi i projektit për termocentralin e ri “Kosova e Re” do të kompensojë mungesën e energjisë së prodhuar nga termocentrali “Kosova A". Kryeministri Thaçi, ka theksuar se gjatë vjeshtës së këtij viti do të organizohet një Konferencë e donatorëve për sektorin e energjetikës në Kosovë, në mbështetje të USAID-it, Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian.