E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria i kerkon banoreve ne Shkoder te mos pijne uje nga cezmat

Lexoni gjithashtu Berisha Shkarkimet nuk kercenojne me

Shkoder 9 Dhjetor 2010 NOA - Ndonese sot jane vene ne funksion pompat e stacionit te vjeter te furnizimit me uje dhe kjo nga autoritetet cilesohet si arritje shume e madhe ne kete situate kryeministri i vendit kerkoi nga qytetaret e Shkodres te mos e pine ujin pa zier te pakten per 24 oret e ardhshme.

Duke siguruar se edhe ministria e Shendetesise do ta beje kete njoftim Berisha apeloi Duhet te bejme gjithcka per te qene sa me mire per te shmangur cdo lloj problematike qe mund te shmanget. Nje nga keto eshte epidemia. Ujin duhet ta ziejme sepse per disa dite ai sistem i vjeter nuk ka funksionar. Tani do te funksionoje por le te shkarkohet 24 oret e para ato ujerat qe kane mbajtur tubacionet. Megjithate une mendoj se sa te kaloje kjo situate ta pish uje te zier eshte mencuria me e madhe.

Pohimet e Berishes u bene pasi ai vizitoi serish sot ne mbremje Shkodren ku dhe mori pjese ne mbledhjen e Komitetit Nderministrorte Emergjences Civile qe po menaxhon situaten e permbytjeve te krijuar si pasoje e reshjeve te shumta dhe prurjeve te medha te lumenjve ne kete qark.

Une dua te theksoj se kjo situate kerkon nga te gjithe qe te qendrojne kushti sic kemi qendruar deri me sot ne krye per te menaxhuar me sukses te plote kete gjendje kritike. Une e kuptoj qe ju te gjithe mbi 1600 punonjes dhe zyrtare pjesetare te Forcave te Armatosura dhe te policise kane net pa gjume kane 18 ore pune ne dite kane kushte qartesisht nen optimalet per tu clodhur por nga ana tjeter ne duhet te jemi te vetedijshem se cdo shmangie dhe cdo renie e nivelit te gatishmerise dhe perkushtimit tone mund ti jape shkas pasojave qe kemi shmangur deri me sot. Ndaj duhet te qendrojme - tha shefi i Qeverise.

e.r/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›