E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria ia përshtat një rregullore planit Ashton për veriun

Kosova ka nisur të përgatisë bazën ligjore për t’ia përshtatur një marrëveshjeje akoma të pafirmosur me Serbinë, që për fokus ka organizimin e komunave me shumicë serbe brenda një mekanizmi ombrellë. Në funksion të kësaj, Qeveria ka miratuar të mërkurën një dokument.

Pa ndonjë debat, Kabineti qeveritar unanimisht ka votuar pro Rregullores për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal, me të cilën përcaktohen fushat, kompetencat, si dhe kriteret për të tillë bashkëpunim me qëllim zhvillimin socio-ekonomik rajonal. Gazeta Koha ditore e ka siguruar një kopje të këtij dokumenti, që është aprovuar vetëm pesë ditë pasi baronesha Catherine Ashton iu ka propozuar palëve një draftmarrëveshje për komunat me shumicë serbe. Pjesë të rregullores reflektojnë edhe përmbajtjen e kësaj draftmarrëveshjeje, por përmban edhe dispozita për financimin e formave të bashkëpunimit.

Në nenin e gjashtë Rregullorja ka të listuara tetë fushat në të cilat komunat mund të bashkëpunojnë, por edhe kompetencat që ato kanë. Ato përfshijnë: “Zhvillimin socio-ekonomik lokal dhe rajonal; zhvillimin dhe shfrytëzimin e tokës; planifikimin urban dhe rural; mbrojtjen e mjedisit; promovimin dhe zhvillimin e turizmit; promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore; zhvillimin e infrastrukturës ndërkomunale; si dhe çështje tjera që janë në kompetencë vetjake të komunave”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›