E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria italiane do të apelojë vendimin kundër zgjerimit të një baze amerikane

Ministri italian i Mbrojtjes thotë se qeveria do të apelojë një vendim gjykate për ndërprerjen e zgjerimit të një baze ushtarake amerikane pranë qytetit verior të Viçencës.

Në një intervistë botuar sot në gazetën Corriere della Sera, Ministri i Mbrojtjes Ignazio La Russia thotë se qeveria është e angazhuar që t'i respektojë detyrimet ndaj Shteteve të Bashkuara.

Një gjykatë në Veneto urdhëroi dje pezullimin e projektit të miratuar nga qeveritë e  mëparshme të Kryeministrit Silvio Berlusconi dhe të konfirmuar nga ish-kryeministri Romano Prodi. Gjykatësit vepruan pas kërkesës së një organizate ambjentaliste e cila thotë se projekti ishte miratuar pa u konsultuar me banorët, siç parashikonte marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.

Vitin e kaluar, dhjetra mijëra njerëz protestuan në Viçenca kundër projektit, i cili do ta rriste pothuajse dy herë më shumë praninë usharake amerikane në atë zonë.//rd//

        

                                                                                           

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›