KKRT, gati për epokën dixhitale
KKRT-ja dhe OSBE-ja organizuan dje në Vlorë konferencën rajonale "Shqipëria dixhitale - sfida e së ardhmes".
Rreth 60 radio - televizione që veprojnë në zonën jugore të Shqipërisë, i dhanë në Vlorë, KKRT-së, një paketë propozimesh për dixhitalizimin e transmetimeve tokësore brenda katër viteve të ardhshëm. Propozimet pasuan disa pikëpyetje që ato ngritën për pajisjet e reja dixhitale që do të duhet të blejnë, kostot, vendin, mënyrën e përdorimit, specialistët. Kryetarja e KKRT-së, Mesila Doda, në fjalën e hapjes së konferencës u tha të pranishmëve se, "jemi këtu pikërisht për të gjetur e përcaktuar format më optimale të bashkëpunimit, që do të finalizohet me ndërtimin e platformave lokale, rajonale e kombëtare, ku do të mbështeten me prioritet programet ekzistuese dhe, pas tyre, programet e reja.