Arrestohet një nga të dyshuarit për vrasjen Zymberit

Varrimi i policit Enver Zymberi
Policia e EULEX-it ka arrestuar njërin nga gjashtë personat e dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi.
Hetuesit e Task Forcës së EULEX-it në Mitrovicë kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit e kërkuar në lidhje me vrasjen e policit Enver Zymberi. Arrestimi është bërë sot në mëngjes në Mitrovicë, thuhet në komunikatën e EULEX-it.
Ky i dyshuar është njëri nga gjashtë personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare në tetor të vitit 2011.
Polici Enver Zymberi është vrarë gjatë aksionit policor të vitit të kaluar, për futjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaha, ka shpallur më pas Zymberin, Hero të Kosovës. /Koha Ditore/
Përgatiti: E.L