E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy makina, 3 të plagosur

Pëplasen dy makina, foto arkiv

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Shkodër, ku nga përplasja e dy makinave tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku dy makina janë përplasur mes tyre, si pasojë e të cilës kanë mbetur të plagosur tre persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e tij.  /A.Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›