Qeveria jep me koncesion HEC-et Vërmik 1, 2 dhe 3
“Shqipëria, superfuqi e energjisë së rinovueshme në rajon”
Këshilli i Ministrave miratoi dje edhe tre vendime për përcaktimin e autoritetit konkurrues për dhënien me koncesion të hidrocentraleve Vërmik 1, 2 dhe 3 dhe miratimin e obusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese. “Çdo dy javë, Ministria e Ekonomisë sjell vendime, me të cilat nisma e Shqipërisë si superfuqi e energjisë së rinovueshme në rajon bëhet gjithnjë e më e madhe”- tha kryeministri Berisha.
Gjithashtu, qeveria mori edhe një vendim për heqjen nga sipërfaqet pyjore të ngastrave që përmbyten nga liqenet e hidrocentraleve të Banjës, Koklit, Moglicës, të cilët do të ndërtohen në kaskadën e lumit Devoll. “Kjo kaskadë, që përbën projektin më të madh për hidrocentralet në Evropë, fillon vitin që vjen. Është ulur kuota e saj nga 810 metra, në 720 metra, çka lejon ndërtime edhe mbi këtë kuotë të një hidrocentrali tjetër. Në këtë mënyrë bëhet një shfrytëzim edhe më racional i këtij lumi të bekuar, i jashtëzakonshëm për pasuritë ujore që mbart, me ujërat e të cilit vaditet edhe fusha e Myzeqesë, si dhe ka dobi shumë të mëdha”- tha ai.