E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria s039ka prova gjykata liron tre gardistet

Gjyqtari Demiraj Lirim te menjehershem asnje prove e bazuar ne ligj kunder te akuzuarve. Shfuqizohet vendimi i Shkalles se Pare

Prokuroria deshton me arrestimet e kerkuara ne radhet e Gardes se Republikes per ngjarjet e dhunshme te 21 janarit. Nje nga nje jane liruar gardistet e arrestuar per mungese provash por goditja me e fundit do ti vinte organit te akuzes diten e djeshme kur Gjykata e Apelit ka urdheruar lirimin e menjehershem te tre gardisteve me te fundit te vene ne pranga perkatesisht Gazmend Ahmetaj Sadik Cela dhe Mark Nikolli. Gjyqtari Hysni Demiraj ka arsyetuar ne vendimin e tij se lirimi behet per mungese provash dhe se organit te akuzes i eshte lene afat 20 dite per te paraqitur provat qe pretendonin se implikoheshin tre gardistet nderkohe qe nuk ka ofruar asnje prove apo fakt te bazuar ne ligj. Me vendim gjyqtari Demiraj shfuqizoi dje vendimin e kolegeve te Shkalles se Pare duke liruar menjehere ne sallen e gjyqit tre gardistet Nikolla Ahmetaj dhe Cela. Tre nenoficeret ishin nen masen e arrestit burg me 30 dite pasi dyshoheshin se kane gisht ne vrasjen e 4 civileve ne demonstraten e dhunshme te 21 janarit ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Gardisti Ahmetaj se bashku me koleget e tij Sadik Cela dhe Mark Nikolli nuk pranuan akuzat dhe i kerkuan Gjykates se Apelit shfuqizimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare te Tiranes per masen e sigurise arrest me burg 30 dite. Ne perfundim te seances ku te pranishem kane qene familjare dhe kolege te tre gardisteve avokati Marash Ibraj deklaroi se kishim besim te drejtesia. Ndaj ka nje shkalle te dyte ne gjyqesor per te rregulluar gabimet e bera nga koleget e Shkalles se pare. Vendimi per arrestimin e klienteve te tij eshte cilesuar si i pabazuar ne ligj. Dy jave me pare nga Gjykata e Tiranes eshte liruar ne sallen e gjyqit Alfred Ahmetcenaj edhe ky per mungese provash ndersa i vetmi gardist ne burg eshte Agim Llupo per te cilin ka rezultuar se ka qene personi qe vrau demonstruesin Ziver Veizi nga Gjirokastra Ndersa nga akt ekspertimi ka rezultuar se viktima tjeter nga radhet e demonstruesve Faik Myrtaj nuk eshte qelluar nga armet e Gardes se Republikes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›