‘Tom Ndreca në Gjykatën e Lartë’, Rama: Shpërbleni edhe Sashenkën
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani firmo si dje emërimin e dy anëtarëve të rinj në postet vakante në Gjykatën e Lartë, por ky vendim nuk është mirëpritur nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Menjëherë pas shpalljes së dekreteve të kreut të shtetit, lideri i opozitës reagoi në "Twitter" duke ironizuar vendimin e Nishanit.
Sipas tij, Presidenti duhej të kishte shpërblyer edhe gjyqtaren tjetër, Sashenka Jonuzi, e cila sëbashku me Tom Ndrecën u akuzuan ashpër nga Partia Socialiste për rolin e tyre, si pjesë e trupës së gjyqtarëve në Kolegjin Zgjedhor që morën vendimin për zgjedhjet e 8 Majit për Bashkinë e Tiranës. "O President mos harro Sashenkën se nuk ishte Toma më shumë hero sesa ajo në luftën për Bashkinë e Tiranës që Tomën ta shpërbleni e Sashenkën jo!", - ka shkruar Rama.
Emrat e Admir Thanzës dhe Tom Ndrecës, të dekretuar nga kreu i shtetit për vendet vakante në Gjykatën e Lartë do të kalojnë në Komisionin e Ligjeve dhe më pas për votim në Kuvend. Admir Thanza ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Tom Ndreca është gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës, detyrë që e ushtron prej 16 vitesh.
Në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se: "Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjithashtu, po në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti Nishani dekretoi emërimin e zotit Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë". Z.Thanza ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Atij i ka mbaruar mandati në Gjykatën Kushtetuese. Kurse Ndreca vjen nga Gjykata e Apelit dhe është një person i kontestuar nga opozita pas vendimeve të dhëna gjatë apelimeve në Kolegjin Zgjedhor të votimeve në Tiranë në zgjedhjet lokale.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)