Qeveria kompenson energjinë dhe telefoninë fikse për invalidët
Një lajm i mirë për kategorinë e invalidëve që kanë përfituar statusin. Në këtë fundvit, qeveria ka vendosur t’u kompensojë faturën e energjisë elektrike dhe të telefonisë fikse. Këshilli i Ministrave vendosi dje, gjatë mbledhjes së radhë që me propozim të ministrit të Punës, të bëhen disa ndryshime lidhur me statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik. Sipas këtij vendimi, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe shoqëruesit e tyre përfitojnë kompensim për shërbimin e transportit.
Në të njëjtën kohë, qeveria vendosi që të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët kanë përfituar statusin, përfitojnë kompensim të faturës së energjisë elektrike dhe të faturës së telefonisë fikse. Nga këto ndryshime do të përfitojë gjithashtu edhe kategoria me statusin e të verbrit.