E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani lajmëron rritjen e pasigurisë ekonomike më 2012

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani tha dje pas mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes se ekonomia jonë në vitin 2012 do të përballet me një pasiguri në rritje, çka do të sjellë që rritja e prodhimit të mbetet e ngadaltë. Panorama vështirësohet edhe nga kriza në eurozonë, krizë e cila pritet të fundosë në recesion shumë vende të monedhës së përbashkët. Në të tilla kushte dhe kur qeveria nuk ka më hapësirë për nxitjen e prodhimit, e vetmja zgjidhje, sipas guvernatorit Fullani mbetet rritja e konsumit. Ai ftoi të gjithë individët të mposhtin frikën dhe të rrisin konsumin, ndërsa për biznesin apeloi që të rrisë investimet. Sa për sistemin bankar në vend, zoti Fullani tha se ai vijon të mbetet solid dhe në gjendje të mbështesë kërkesa të larta për financim. Guvernatori parashikoi kushte më të mira kreditimi nga bankat si për bizneset, ashtu dhe për individët gjatë vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›