Qeveria legjitime, e gatshme për çdo transparencë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën

Qeveria shqiptare përshëndet deklaratën e zv/sekretarit Amerikan të Shtetit, James Stainberg
Zëdhënësja e Qeverisë së Shqipërisë, Majlinda Bregu vlerësoi sot gjatë një komunikimi me median, deklaratën e Zëvëndës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Stainberg, i cili rikonfimron qëndrimin e SHBA-ve për Zgjedhjet Parlamentare të 28 Qershorit dhe Institucioneve legjitime shqiptare. Zëdhënësja Bregu, u shpreh se qeveria shqiptare në përputhje me shtetin ligjor dhe në respekt me Kushtetutën dhe institucionet demokratike të vendit, në Shqipëri mund të bëhet çdo transparencë. “Qeveria legjitime e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit i ka ofruar opozitës për zgjidhjen e qëndrimit të saj ndaj parlamentit jo vetëm pjesëmarrje në Komisionin Hetimor Parlamentar, por edhe shumicen me votë në këtë komision, si dhe kryesimin e tij, për të mundësuar hetimin e çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, perveç çështjeve për të cilat ka vendim gjykate”- u shpreh zëdhënësja e Qeverisë, Majlinda Bregu.
...