E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria lejon kalimin transit të dy autokolonave ushtarake italiane

Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin që lejon kalimin transit përmes territorit të Shqipërisë të dy autokolonave ushtarake italiane. Vendimi lejon kalimin transit në datën 6 dhjetor në itinerarin Qafë Thanë - Porti i Durrësit të një autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 4 automjete dhe 8 trupa. Gjithashtu, lejohet kalimi transit në datën 11 dhjetor në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë Thanë i një autokolone tjetër ushtarake italiane, të përbërë nga 4 automjete dhe 8 trupa. Sipas këtij vendimi, autokolonat ushtarake italiane, gjatë lëvizjes në territorin e Shqipërisë do të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›