E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskriminohen nxenesit shqiptare ne Manastir

Manastir 10 shtator 2011 NOA 8211 Me urdher te autoriteteve komunale ne Manastir drejtoria e shkolles fillore Goce Dellcev nuk lejon qe te rritet numri i klasave qe mesojne ne gjuhen shqipe.
Ne kete shkolle nuk lejohet qe klasa e gjashte qe numeron mbi 38 nxenes te ndahet ne dy klasa.
Nxenesit dhe prinderit kane apeluar qe nxenesit te shperndahen ne dy klasa ne vend te nje klase te stergarkuar me nxenes dhe ku nuk ka hapesire dhe kushte per vazhdimin e procesit mesimor.
Mirepo drejtori i kesaj shkolle ka urdheruar qe te mos zgjerohet numri i klasave me mesim ne gjuhen shqipe me arsyetimin se nuk ka kushte ne shkolle dhe se shkolla nuk mund te paguaje oret shtese te mesimdhenesve shqiptare.
Arsyetimi per moszgjerimin e klasave sic meson korrespodenti i agjencise se lajmeve INA ka mberritur edhe nga ana e sektorit per arsimin prane komunes se Manastirit ku gjithashtu refuzohet plotesimi i kushteve dhe shnderrimi i nje klase ne dy klasa me mesim ne gjuhen shqipe.
Ky eshte nje diskriminim i hapur dhe se apelojme qe kjo ceshtje te alarmohet edhe ne Shkup tek politika sepse keto lojera po behen nga njerez qe thirren ne partine maqedonase ne pushtet dhe luajne me fatin e femijeve tane. Jemi te shqetesuar se si na thuhet arsyetimi se nuk ka kushte dhe nuk do te paguhen mesimdhenesit ne rast se shtohet fondi i oreve. A jemi ne taksapagues te ketij shteti dhe a e meritojme barazine dhe trajtimin e njejte si gjithe qytetaret sidomos ata maqedonas ketu ne Manastir theksoi nje prind shqiptar per agjencine INA.
Por edhe pas pajtimit mes prinderve dhe mesimdhenesve qe te formohen dy klase dhe te mos paguhet fondi shtese i oreve te mesimdhenesve shqiptare kunder ketij vendimi te dyte alternativ serish ka dale sektori per arsim i komunes ku eshte bere me dije se nuk do te lejohet edhe ky variant i procesit arsimor.
Prane keshillit te prinderve shqiptare theksohet se me formimin e dy klasave do te rritet numri i klasave me mesim ne gjuhen shqipe dhe disave ne gjuhen turke edhe ate ne 16 klase dhe kjo do te rriste numrin e klasave me mesim ne gjuhen shqipe.
Historia e arsimit fillor ne Manastir eshte nje problematike e trasheguar.
Deri ne vitin 1980 ne kete qytet ka funksionuar shkolla fillore Nikolla Tesla me mesim ne gjuhen shqipe dhe ate turke por edhe me drejtori shqiptare mirepo me urdher te aparatit shteteror te asaj periudhe kjo shkolle iu bashkengjit shkolles aktuale Goce Dellcev e cila dominohet nga nxenes maqedonas.
Prej atij viti ne shkollen fillore Goce Dellcev ka funksionuar per cdo vit shkollor vetem nga nje klase me mesim ne gjuhen shqipe por te gjitha klasat me numer te madh te nxenesve prej 40-50 nxenes varesisht nga periudhat kohore.
Vetem disa vite me pare u lejua qe te formohen nga dy klase mirepo ato vetem ne ciklin e ulet katervjecar.
Shoqatat qytetare te shqiptareve dhe iniciativat e prinderve kerkojne qe shkolla me mesim ne gjuhen shqipe te fitoje autonomine dhe pavaresine e saj qe e kishte deri ne vitin 1980 per shkak te zgjerimit te nevojave dhe kushteve per nxenesit shqiptare.
Probleme te tjera shqetesuese jane edhe lendet e ndryshme ne kete shkolle qe zhvillohen akoma nga mesimdhenes maqedonas dhe nuk hapen konkurse per mesimdhenes shqiptare.
Prinderit shqiptare po shqyrtojne mundesine qe keto dite te ngrene zerin per te drejtat e tyre dhe te femijeve ne e kundert ata paralajmerojne bojkotimin e procesit mesimor. Nxenesit shqiptare te kesaj shkolle ne disa raste kane protestuar per mungesen e kushteve arsimore per shkak se shkolla nuk ploteson kushtet dhe eshte nje objekt i vjeter arkitektonik i ndertuar ne shekullin e 19-te.
INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›