Lajcak Pa dialog mes paleve sdo kete zgjidhje te problemeve

Diplomati i lartë evropian, Miroslav Lajcak, bën apel per fillimin sa më parë të dialogut politik në Shqipëri.
Duke komentuar situatën aktuale politike në vendin tonë, diplomati i Brukselit nënvizon se Shqipëria ka humbur shumë kohë dhe kjo është periudha e duhur për të rikuperuar këtë humbje, në mënyrë që raporti i Komisionit Europian për këtë vit, të jetë pozitiv.
Sipas Miroslav Lajçak, pa dialog mes palëve nuk do të ketë zgjidhje të problemeve.
“Ne ofrojmë ndihmën tonë por duam të shohim përpjekje.
Pa dialog politik ne do të vazhdojmë të shohim probleme si ato që kemi ndeshur pas zgjedhjeve të fundit të përgjithshme dhe pas zgjedhjeve të fundit lokale.
Kur të nisë dialogu politik do të ketë progres dhe kjo sigurisht do të vlerësohet nga Bashkimi Evropian”, pohon ai.
I dërguari disa herë i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Cathrine Ashton, për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri, thotë se Shqipëria ka humbur shumë kohë dhe duhet t’i zgjidhë me shpejtësi mosmarrëveshjet për të rikuperuar kohën e humbur.
"Nëse udhëheqësit politikë dhe partiakë nuk arrijnë të bien dakord mes tyre, ajo që bëjmë ne në Evropë është të kërkojmë opinionin e institucioneve evropiane, OSBE-ODIHR-it, Komisionit të Venecias, Këshillit të Evropës ku Shqipëria është vend anëtar, për të marrë një platformë që do të jetë pikë-nisje për të gjithë shoqërinë. Shqipëria ka humbur shumë kohë dhe kjo është periudha e duhur për të rikuperuar këtë humbje, në mënyrë që raporti i komisionit për këtë vit të jetë pozitiv", shton ai.
Megjithëse, konstaton se e ardhmja evropiane e Shqipërisë është e padiskutueshme, zyrtari i lartë i BE-së thotë se shpejtësia dhe suksesi i këtij procesi është tërësisht në duart e politikanëve shqiptarë dhe të popullit shqiptar.