E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviq: Autonomia, e vetmja zgjidhje!

Serbët e veriut në asnjë rrethanë e për asnjë kusht nuk do të integrohen në institucionet e Prishtinës, sepse nuk u besojnë atyre.

Prandaj, që kjo çështje të rregullohet duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët, e kjo është dhënia e një autonomie për veriun e Mitrovicës.

Kështu ka thënë për “Zërin”, njëri nga përfaqësuesit e serbëve të veriut Oliver Ivanoviq, ish-sekretar për Kosovës në Qeverinë e kaluar serbe.

“Autonomia për veriun, mendoj se do të ishte një zgjidhje që do të kënaqte serbët në veri. E kjo do të duhej të ishte e pranueshme edhe për shqiptarët , për shkak se me autonomi nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ashtu siç po ia kanë frikën shumica e tyre” ka thënë Ivanoviq.

Ai ka shtuar se shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të paktën jo, siç shprehet ai “gjatë këtij shekulli”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›