E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preteni nuk i kërkon falje Pacollit

Drejtor i Agjencisë Kundër-Korrupsionit, Hasan Preteni, ka thënë se nuk ka arsye që t’i kërkojë falje Begjet Pacollit, edhe pse prokuroria e EULEX-it ka vendosur në favor të tij.

Ai thotë se kallëzimi penal i këtij agjencioni ndaj Pacollit ka qenë i bazuar dhe i drejtë.

“Në mbesim këmbëngulës se kemi pas prova dhe kemi pas bazë për ushtrimin e kallëzimit penal. Është çështje e gjyqësorit i cili është pushte i veçantë i cili vendos dhe është i pavarur në veprim dhe ne nuk pretendojmë të ndikojmë dhe të ndërhyjmë në punën e tyre në asnjë fazë”, ka thënë Preteni.

Ai ka thënë për “Tribuna Shqiptare” se kallëzimi penal ndaj Pacollit nuk ka të bëjë me teke personale, por është ngritur mbi bazën e dokumenteve të siguruara.

“Misioni ynë është i saktë dhe në asnjë fazë nuk kemi bërë asnjë gabim kundër z. Pacolli e as kundër 700 personave të tjerë ndaj të cilëve kemi ushtruar kallëzime penale në të kaluarën. Këtë nuk e bëjmë për teke personale, por çdo rast kur e vërejmë se ka elemente korruptive ne reagojmë”, ka thënë Preteni./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›