Sequi uron shqip qeverinë e re: Punë të mbarë!
TIRANË-Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi uroi të dielën qeverinë e re, pas marrjes së votëbesimit në Kuvend.
Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të seancës parlamentare, Sequi tha se pas kësaj prishtmëritë e shqiptarëve janë shumë të mëdha.
"Do t'i uroja shumë suksese kabinetit të ri dhe kryeministrit në veçanti lidhur me sfidat e mëdha që ata duhet të përmbushin dhe që lidhen me kushte më të mira për shqiptarët dhe për një Shqipëri më të mirë për ta. Sigurisht duke krijuar një jetë më të mirë për shqiptarët rruga drejt Brukselit do jetë më e shkurtër", u shpreh Sequi.
Diplomati i BE-së i shprehu mbështetjen kryeministrit të ri, mbështetje që siç tha Sequi, z. Rama do ta marrë edhe gjatë vizitës zyrtare që do të nisë të hënën në Bruksel.
“Ne do mbështesim qeverinë e re në detyrat e saj. Do të jem dy ditë në Bruksel. Edhe kryeministri i ri Edi Rama nis që nesër vizitën në Bruksel. Ndaj shkurt i uroj, punë të mbarë!” uroi në shqip Sequi.
(d.b/BalkanWeb)