E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton Protokollin shtesë të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore, mbi të drejtën për të marrë pjesë në punët e një autoriteti vendor

Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim Protokollin shtesë të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore, mbi të drejtën për të marrë pjesë në punët e një autoriteti vendor.

Protokolli shtesë u hartua nga Këshilli i Europës dhe Komiteti Europian për Demokraci lokale dhe Rajonale. Ky Protokoll dëshmon për arritjen e standardeve, mbi pjesëmarrjen demokratike në nivel lokal.

Miratimi i Protokollit është në përputhje edhe me angazhimet e marra në Deklaratën e Budapestit, miratuar në Konferencën Europiane të Ministrave përgjegjës për qeverisjen lokale e rajonale, në të cilën u ra dakord “Të bëjnë qeverisjen e mirë lokale dhe rajonale një objektiv thelbësor për t’u ndjekur nga vendet anëtare, në mënyrë që t’u përgjigjemi sfidave të shoqërive tona dhe të arrijmë pritshmërinë e ligjshme të qytetarëve tanë”.


16/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›