E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimin për përzgjedhjen e bankës për kryerjen e shërbimit të mbajtjes së llogarive bankare të institucioneve qendrore e të varësisë

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin “Për përzgjedhjen e bankës për kryerjen e shërbimit të mbajtjes së llogarive bankare të institucioneve qendrore, institucioneve të varësisë, si dhe ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare shtetërore”.

Ky vendim ka për qëllim mirëpërdorimin e fondeve publike, sigurimin e integritetit dhe transparencës në procedurat e përzgjedhjes se bankës për çeljen e llogarive bankare të institucioneve qendore e të varësisë dhe shoqërive me kapital shtetëror, si dhe uljen e kostos se shërbimeve bankare, për menaxhimin e likuiditeteve të punonjësve.

Në kuadrin e ekzekutimit të pagesave në llogaritë personale bankare të punonjësve publike ka dale i nevojshme edhe rregullimi i procedurave dhe kritereve të përzgjedhjes së bankës, në të cilat institucionet e qeverisjes qendrore e të varësisë dhe shoqëritë me kapital shtetëror mund të hapin dhe të mbajnë llogaritë e tyre bankare. Nisur nga kjo, vendimi vendos kritere për të garantuar një proces transparent përzgjedhjeje të bankave të nivelit të dyte, për hapjen e llogarive bankare dhe kryerjen e pagesave, si dhe të rregullojë marrëdhëniet midis institucioneve publike dhe sistemit bankar.

Disa kritere që propozohen në vendim, gjatë procesit të përzgjedhjes janë:

- Marrëveshjet ndërmjet institucionit dhe bankës të jenë vjetore, me të drejtë përsëritjeje, të jepen të drejtat dhe detyrimet e palëve, si dhe e drejta e zgjidhjes së marrëveshjes në mënyrë të njëanshme;

- Procesi i përzgjedhjes së bankës t’i referohet rregullave, të vendosura nga ligji për ‘Ankandin publik’, nëpërmjet një komisioni, të caktuar nga titullari i institucionit;

- Kritere reference për kualifikimin e bankës lidhur me nivelin e komisionit bankar për mirëmbajtje llogarie, kostos minimale për transaksion, interesin për llogari depozite pa afat, shpejtësisë në depozitimin e pagave.


16/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›