Xhelili i kënaqur me raportin amerikan

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili, e konsideron sukses përfshirjen e Kosovës në kategorinë e dytë në Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për trafikimin me qenie njerëzore.
Në një konferencë me gazetarë, Xhelili tha sot se ky kategorizim tregon se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në parandalimin, ndjekjen dhe të mbrojtjen e viktimave të trafikimit.
“Kategorizimi i shtetit tonë dhe rangimi në kategorinë e dytë, nënkupton një sukses për institucionet tona, sepse tregon që vlerësimi për përkushtimin e institucioneve tona në drejtim të ngritjes së kapaciteteve dhe në drejtim të parandalimit, ndjekjes dhe të mbrojtjes së viktimave të trafikimit, është bërë me sukses”, ka thënë Xhelili, transmeton KosovaPress.
Nga katër kategoritë që i dallon raporti i Departamentit të Shtetit amerikan, Kosova është renditur në kategorinë e dytë, ku hyjnë shtetet që nuk kanë plotësuar të gjitha standardet për luftën Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, por tregojnë seriozitet dhe përkushtim për këto standarde.
Megjithëse raporti thekson se dënimet për trafikuesit ishin nën minimalin gjyqësor të paraparë me Ligjin për Trafikim dhe se gjatë vitit 2009 shumica e trafikantëve të dënuar u liruan pas ankimit, Xhelili thotë se ka pak ngecje në sektorin gjyqësisë dhe prokurorisë, por prapë kanë rezultate të arsyeshme.
“Kemi rezultate që ne i konsiderojmë të arsyeshme edhe pse jo ndoshta të mjaftueshme për ndëshkuesit dhe për nivelin e ndëshkimeve për trafikuesit. Nga gjyqësia jonë, prej 25 të akuzuarve janë dënuar 22 prej tyre, edhe pse në instanca të ndryshme gjyqësore është e kufizuar, disa edhe prej tyre janë liruar”, ka thënë Xhemaili.
Sipas raportit të publikuar së fundi, Kosova është vend burimi, tranzicioni dhe destinimi për gra dhe fëmijë që i janë nënshtruar trafikimit të personave, specifikisht prostitucionit të detyruar dhe fëmijët lypës së detyruar. Në raport thuhet se Qeveria e Kosovës nuk i plotëson tërësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, megjithatë, ajo po bënë përpjekje sinjifikative për ta bërë këtë.