E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia hap tenderin për kërkimet e naftës në detin Jon

Megjithatë, Greqia ka hapur zyrtarisht këtë vit, tenderin ndërkombëtar për kërkimin e naftës në këtë det, kryesisht në Gjirin e Patraikos, Katakolo dhe Janinës.

Këto pika janë në afërsi me kufirin detare me Shqipërinë, i cili ende nuk është përcaktuar zyrtarisht nga autoritetet përkatëse të të dyja vendeve. Sipas Ministrisë grek të Mjedisit dhe Energjisë, në këto tre pika mendohet se janë 250 miliardë fuçi naftë rezervë.

Mediat greke shkruajnë se kërkimet do të zhvillohen mbi bazën e parimit të vijës së distancës së baraslarguar nga kufiri. Gjatë vitit të shkuar, mediat greke kanë shkruar jo pak rreth planeve të qeverisë greke për të zbuluar naftë në këto zona pranë kufirit me Shqipërisë.

Greqia dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende të finalizojnë një marrëveshje për kufijtë detarë mes të dyja vendeve. Në prill të vitit 2010, Gjykata Kushtetuese në vendin tonë shfuqizoi një marrëveshje të arritur midis dy palëve për vijën bregdetare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Vitin e shkuar, interes për kërkimet e naftës në det, çka mund të tërheqë edhe naftën e nëntokës shqiptare, patën tri kompania norvegjeze, ndër më të mëdhatë në botë. Me sa duket, tani këto përpjekje do të konkretizohen, çka do t’i sjellë të ardhura jo të pakta Greqisë të përfshirë nga kriza e thellë e borxheve. /Start/

                                                                                             2012-01-04 15:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›