Singapori shkurton rrogat e krerëve të shtetit

Në këtë kuadër, rroga e kryeministrit do të shkurtohet me 36%, teksa ajo e Presidentit të vendit me 51%. Komiteti i rrogave është ngritur pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, në të cilat partia në pushtet mori numrin më të ulët të votave që prej vitit 1965.
Media lokale thotë se qeveria do t’i pranojë rekomandimet e këtij komiteti.
Edhe pse rroga e kryeministrit të vendit, Lee Hsien Loong, do të shkurtohet me 36%, ai do të jetë një nga liderët më ta paguar në botë, me rreth 2. 2 milionë dollarë singaporianë (1.7 milionë dollarë amerikanë) në vit.
Në krahasim me këtë, Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama fiton vetëm 400 mijë dollarë në vit.
Presidenti i Singaporit, Tony Tan, do të fitojë 1. 5 milionë dollar singaporianë, edhe pse rroga e tij do të ulet me 51%.
As deputetët dhe as ministrat nuk do t’i shpëtojnë shkurtimit të rrogave. Rrogat e ministrave do të shkurtohen me 37% dhe do të arrijnë në rreth 1.1 milionë dollarë singaporianë./Start/F. Prroni/
2012-01-04 11:55