E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton kalimin e pronësisë për 4102 parcela të objekteve informale

Qeveria miratoi sot vendimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale.

Ky vendim realizon kalimin e pronësisë për 4102 parcela të objekteve informate, me një sipërfaqe të përgjithshme trualli prej 1 342 214 metra katror.

Vendimi merret në kuadër të procesit të legalizimit të objekteve informate dhe ALUIZNI dhe njësitë e qeverisjes vendore kanë kryer të gjitha procedurat tekniko-ligjore për përditësimin dhe plotësimin e dosjeve të legalizimit për secilin objekt dhe kanë përfunduar procedurat kualifikuese për legalizimin e tyre.


13/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›