E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton krijimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës

Tiranë, 13 nëntor NOA Kryeministri, Sali Berisha njoftoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës.

Ky është një detyrim shumë i rëndësishëm dhe një vendimmarrje e madhe. Shqipëria është vend me pak tokë dhe toka e saj po mbartet me shpejtësi të madhe në dete.

Së dyti, si rezultat i ngrohjes globale, është e sigurt se sipërfaqe të rëndësishme toke po grabiten nga deti, veçanërisht nga Narta në Velipojë.

Ndaj duhet të parashikohet mbrojtja e tokës, si pasojë e ngritjes së deteve, me praktikat më të mira të mundshme, për ndryshe, ne do të humbim shumë tokë në gjirin e Drinit, në Divjakë, Golem dhe në të gjithë Ultësirën Bregdetare, u shpreh kryeministri.  

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›