E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonja Liri Berisha dhuron gjak për talasemikët

Fondacioni i fëmijeve shqiptar me presidente zonjën Liri Berisha lancon fushatën sensibilizuese për dhurim vullnetar të gjakut me moton "Dhuro për jetën". Kjo fushatë do të vazhdojë deri më 8 maj 2010, në ditën e talasemisë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë organizime dhe aktivitete të ndryshme.
Zonja Liri Berisha është shprehur se çdo gram gjak i dhuruar do të thotë një dite jete për fëmijë me talesemi dhe sëmundje të tjera.
Në hapjen e kësaj fushate dhanë mesazhet e tyre sensibilizuese edhe zëvendës ministja e arsimit Nora Malaj dhe zv.ministri i shëndetësisë Bardh Spahija.
Fushata sensibilizuese për dhurim vullnetar të gjakut mbështetet edhe nga qendra e dhurimit të gjakut dhe institucione të tjera të vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›