E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mrekullia e operacionit, 2 vajzave u kthehet shikimi

Fondacioni i Fëmijeve Shqiptarë dhe Spitali Amerikan i Tiranës, i sjellin shikimin dy vogëlusheve nga Hasi. Para pak ditësh, në Spitalin Amerikan në Tiranë, dy vajza 10 dhe 7 vjeç iu nënshtruan operacinit në sy i cili rezultoi i suksesshëm. Kjo histori , filloi nga një letër e shkruar nga gjyshja e vajzave drejtë zonjës Liri Berisha ku i kërkonte ndihmë për mbesat Suadën dhe Redianën. Vajzat tashmë janë mirë me shëndet dhe mund të shikojnë si të gjithë të tjerët. Sipas familjarëve, Suada dhe Rediana problemin e shikimit e kishin pasur që në lindje .
Ky operacion , vjen në vazhdën e projekteve të përbashkëta të Fondacinit të Fëmijëve Shqiptarë dhe Spitalit Amerikan.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›