E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton krijimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës

Kryeministri Berisha njoftoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës.
 
“Ky është një detyrim shumë i rëndësishëm dhe një vendimmarrje e madhe. Shqipëria është vend me pak tokë dhe toka e saj po mbartet me shpejtësi të madhe në dete. Së dyti, si rezultat i ngrohjes globale, është e sigurt se sipërfaqe të rëndësishme toke po “grabiten” nga deti, veçanërisht nga Narta në Velipojë. Ndaj duhet të parashikohet mbrojtja e tokës, si pasojë e ngritjes së deteve, me praktikat më të mira të mundshme, për ndryshe, ne do të humbim shumë tokë në gjirin e Drinit, në Divjakë, Golem dhe në të gjithë Ultësirën Bregdetare,” u shpreh Kryeministri.  
 13/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›