Deklaratë e Ministrit të Shtetit Genc Pollo, njëkohësisht edhe Koordinatori Qeveritar i projekteve te Sfidës se Mijëvjecarit

“është një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët ai i shpallur dje nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit ne SHBA se Shqipëria ka hedhur hapa cilësorë e të rëndësishëm përpara në luftën kundër korrupsionit. Sipas vleresimit të kësaj organzate ndihme, të themeluar ne vitin 2004 nga presidenti Bush dhe Kongresi i SHBA, tashmë Shqipëria përsa i përket luftës kundër korrupsionit është ngritur mbi vijën mesore të përcaktuar nga Korporata, si treguesi thelbësor i një vendi.
Kjo do të thotë se ne i afrohemi programit Kompakt që është forma më e lartë e ndihmës që parashikon Korporata dhe unë besoj se së shpejti do të kemi lajme të mira në këtë drejtim.
është rasti për të falenderuar përzemërsisht qeverinë e SHBA dhe taksapaguesit amerikanë, Korporatën dhe USAID-in, për ndihmën e deritanishme përmes së cilës janë realizuar QKR, QKL, Prokurimi Elektronik, përdorimi elektronik i dokumentave tatimore si dhe do të realizohen Gjykatat Adminstrative, Deklarimi dhe pagesa elektronike e tatimeve, Agjencia e planifikimit të territorit (që zgjidh problemin e lejeve të ndërtimit) etj; projekte këto që reduktojnë korrupsionin, pakësojnë varfërinë dhe nxisin zhvillimin social dhe ekonomik.”10/11/2009