E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton listën e kalimit të pronësisë në pushtetin vendor për 4 qarqe

Ja lista e pronave që shteti i kalon bashkive dhe komunave
Qeveria ka miratuar një listë të pronave të paluajtshme shtetërore që do të kalojnë nën administrim të disa qarqeve, bashkive dhe komunave. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është bërë miratimi i listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në komunën Kotë, të qarkut të Vlorës. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit numër 8743, datë 22 shkurt 2001, Për pronat e paluajtshme të shtetit, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Kotë, të qarkut të Vlorës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune. Gjithashtu qeveria vendosi që ndryshimet, që mund ti bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Qarku Tiranë
Gjatë mbledhjes së qeverisë u bë dhe miratimi i listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Baldushk, të Qarkut të Tiranës. Sipas vendimit të qeverisë, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit numër 8744, datë 22.2.2001, Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi gjithashtu miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Baldushk, të qarkut të Tiranës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi. Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Baldushk, të qarkut të Tiranës, miratuar me vendimin nr.1259, datë 17.9.2008, të Këshillit të Ministrave, Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Baldushk, të qarkut të Tiranës.
Në qarkun Korçë
Po ashtu gjatë mbledhjes së djeshme, u bë miratimi i listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Trebinjë, të qarkut të Korçës. Sipas vendimit, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit numër 8744, datë 22.2.2001, Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Trebinjë, të qarkut të Korçës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi. Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Trebinjë, të qarkut të Korçës, miratuar me vendimin nr.35, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Trebinjë, të qarkut të Korçës. Po ashtu u vendos dhe për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Qendër Bulgarec, të qarkut të Korçës. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17,  të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Qendër Bulgarec, të qarkut të Korçës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Në qarkun Elbasan
Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë gjeti miratim dhe lista përfundimtare e pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Mollas, të qarkut të Elbasanit. Sipas vendimit, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave, u bë miratimi i listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Mollas, të qarkut të Elbasanit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›