E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, akuza Prokurorisë për mos hetimin e tragjedisë së 9 Janarit

Deputetët demokratë të Shkodrës kërkojnë zbardhjen e tragjedisë së 9 janarit      
Megjithëse ka kaluar mjaft kohë nga tragjedia e 9 janarit, kjo ngjarje vazhdon të ngelet e pagjykuar dhe e pahetuar nga prokuroria. Megjithëse kjo ngjarje ka pasur përmasa të jashtëzakonshme dhe mund të konsiderohet një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e tranzicionit, Prokuroria e Republikës, e cila heton në mënyra selektive ku i interson politikisht,  vazhdon të qëndrojë neglizhente për hetimin e kësaj ngjarje. Tragjedia e 9 janarit ishte krim i pastër shtetëror, ku janë të përfshirë ministra të ndryshëm të qeverisë së asaj kohe. Ministria e Mbrojtjes e udhëhequr në atë kohë nga Pandeli Majko dhe ministria e Brendshme nuk reaguan megjithëse morën sinjalet për njerëzit që po mbyteshin. Kjo neglizhencë e prokurorisë nxitur reagime të ashpra  nga ana e deputetëve të PD, të cilët kanë deklaruar se kjo prokurori nuk po merret seriozisht me hetimin e ngjarjes së 9 janarit. Një grup deputetësh të PD- së, përfaqësues të zonës së Shkodrës, i kanë kërkuar prokurorisë të zbardhë çështjen e tragjedisë së 9 janarit, duke e cilësuar atë si krim shtetëror. Arenca Trashani, deputete e PD- së në Shkodër, në një konferencë për shtyp u shpreh se u dënuan disa shërbëtorë fatkeq për trafik klandestinësh, ndërsa shpërdoruesit klasikë të detyrës vazhdojnë të qetë karrierën politike dhe kjo falë faktit që sistemi i drejtësisë në përgjithësi dhe prokuroria në veçanti ka qenë dhe mbetet një sistem i kalbur dhe i korruptuar, tha Trashani. Më tej ajo ka kërkuar që prokuroria të rinisë hetimet për këtë ngjarje. Ne kërkojmë që prokuroria të rifillojë menjëherë hetimet për shpërdorim detyre me pasoja të rënda ndaj pushtetarëve të kohës. Gjatë këtyre hetimeve prokuroria të marrë në konsideratë të gjithë pretendimet e të dëmtuarve, u shpreh Trashani. Ndër të tjera duke sjellë çaste nga ajo tragjedi, ajo ka veçuar mosdhënien e ndihmës nga ana e qeverisë. Kur 39 shtetasit shqiptare po mbyteshin në det, qeveria merr dijeni të plotë për vendndodhjen dhe rrezikun që u kanosej, dhe nuk merr asnjë masë për shpëtimin e tyre. Ata i kërkuan ndihmë qeverisë së tyre për disa orë rresht, por klithmat e tyre ranë në vesh të shurdhër, vijoi Trashani, duke veçuar se qeveritarët socialistë sipas saj edhe i kanë fyer publikisht duke i deklaruar me cinizëm se në det ndodheshin dy-tre trafikantë droge. Reagimi i dy deputetëve të Shkodrës erdhi fill pas një proteste që Partia Socialiste dhe aleatët e saj bënë në përkujtim të një vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, e cila është e etiketuar prej tyre si një krim shtetëror dhe finalizim i një vepre të pastër për korrupsionin qeveritar.
*************************************
Prokuroria në qendër të akuzave
Edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka sulmuar ashpër  Prokurorinë e Përgjithshme. Ajo ka akuzuar se organi më i lartë i akuzës ka mbyllur dosjen e tragjedisë së 9 Janarit 2004, ku humbën jetën plot 28 persona. Sipas numrit 1 të Kuvendit, Dosje kaq të rëndësishme nuk mund të mbyllen. Kjo tragjedi ka qenë shpesh në qendër të kritikave të së djathtës kundër qeverisë socialiste, ndërkohë që në Shkodër anëtarët e Shoqatës "9 janari" kanë hyrë në grevë për zbardhjen e kësaj çështje, tha ajo.
Familjarët e viktimave në grevë prej 28 shkurtit
Megjithëse në gjendje të rënduar shëndetësore, grevistët  e shoqatës "9 Janari" nuk pranojnë të dalin nga greva, në të cilën janë futur prej dy javësh . Njëri prej tyre ka përfunduar në spital, ndërsa tre të tjerë, edhe pse mbahen me serum, nuk pranojnë të lënë ambientet e grevës pa marrë përgjigje nga instancat shtetërore për fatin e të afërmve të tyre, i cili nuk dihet prej 5 vitesh. Ilir Gjila, i cili ishte futur në grevë për shkak se në tragjedinë e Karaburunit ka humbur të vëllanë, është shtruar urgjentisht në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar së tepërmi dhe mjekët kanë urdhëruar shtrimin e tij. Ndërkaq, grevistët e tjerë kanë pohuar sërish se nuk do të dalin nga greva, pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore, e cila në të vërtetë po rëndohet nga dita në ditë. Ne kemi vendosur dhe kërkojmë kockat e fëmijëve tonë, shprehet grevisti Ndoc Molla. Grevistët kanë kërkuar përgjigje të shpejtë nga drejtësia shqiptare duke akuzuar se "prokuroria e Vlorës është e lidhur direkt me krimin që është bërë". Mbas daljes së fakteve të reja në tragjedinë e 9 janarit 2004  familjarë të 8 të humburve kanë hyrë më datën 29 shkurt në grevë urie.

*****************************************************
Tragjedia e 9 janarit dënohen 13 persona
Prokuroria ka akuzuar si shkaktarë të tragjedisë së 9 janarit 2004, 13 persona, mes të cilëve ishin Nazmi Hyka, Cukall Delia, Zef Marku, Viron Robaj, Altin Beluli, Elton Tafili, Hysni Tafili, Artur Rrokaj, Albert Aliu, Sevret Besho, etj. I arrestuari i djeshëm në Itali, sipas vendimit të gjykatës, ka organizuar dhe transportuar në drejtim të Vlorës me një furgon, në bashkëpunim me Cukall Delinë dhe Zef Markun, një grup prej më tepër se 30 personash, më 9 janar 2004. Pikërisht mbrëmjen e asaj dite, ndodhi edhe tragjedia kur gomonia me 36 klandestinë, u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Për personat e dënuar, hetuesit kishin formuluar akuzën e dhënies ndihmë në kalim të paligjshëm të kufirit me pasojë vdekjen. Që pas ngjarjes së 9 janarit, Nazmi Hyka ka mundur të largohet nga Shqipëria, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia shqiptare. Aktualisht nga 13-të të akuzuar dhe 11-të të dënuar, në qelitë e burgut ndodhen vetëm gjashtë persona ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim dhe janë dënuar në mungesë.
Gjykata: 200 vjet burg
Rreth dy vite pas tragjedisë së 9 janarit, Gjykata e Apelit të Vlorës, pikërisht më 6 dhjetor 2006, shpalli vendimet për 13-të personat e akuzuar nga Prokuroria. Në total, ndaj gjithë personave të akuzuar, gjykata dha rreth 200 vite dënim. Jashtë dënimit mbetën Sami Hyka dhe Zamir Podgorica, pasi ndaj tyre gjykata nuk gjeti prova se ishin implikuar në shkaktimin e tragjedisë. Shoferi Servet Besho ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me kohën e paraburgimit, ndërsa për Çlirim Sykjen, gjykimi nisi nga e para.

********************************************Petoshati akuzon Majkon për neglizhencë
Në operacionin për shpëtimin nga vdekja të klandestinëve nga Qarku i Shkodrës, më 9 janar 2004, strukturat përkatëse të shtetit nuk vepruan megjithëse ligji i detyron të planizojnë dhe zbatojnë operacione shpëtimi në të tilla raste. Ndërkohë, pas tragjedisë, janë kryer veprime për ta fshehur të vërtetën e jo për ta zbardhur atë. Lexuesi mund të njihet për herë të parë në mënyrë të përmbledhur me pjesë të analizës në bazë të fakteve të radhitura nga ish-Zëvendës Komandanti i Flotës Detare të Vlorës, Bektash Petoshati në fjalën që mbajti para Komisionit Parlamentar të Sigurisë në vitin 2006, pa praninë e mediave. Interesant është fakti se në konkluzionet përmbyllëse të këtij materiali konçiz, ushtaraku i lartë pohon me fakte konkrete mbulimin e së vërtetës nga ana e strukturave përgjegjëse shtetërore të kohës, paaftësinë dhe largimin e përgjegjësisë nga vetja të ish-Ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko, ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Pëllumb Qazimi si dhe heshtjen e ish-Presidentit Moisiu para një situate të tillë. Madje, një ndër goditjet që iu dhanë Flotës Detare, Petoshati e sheh edhe tek goditja e paprecedent që iu pat bërë qysh në vitin 2003 bazës ushtarake detare në Bisht-Pallë. Materiali i mësipërm është vënë në dispozicion të gazetës nga Kryetari i Shoqatës 9 Janari 2004, Nikollë Mhillaj. Kjo shoqatë përbëhet nga familjarët e viktimave të gjetura dhe atyre të humbura në detin Adriatik në natën fatale të 9janarit 2004.
 ***************************************************************************************
Familjarët e viktimave të tragjedisë padisin qeverinë  duke kërkuar dëmshpërblim
Familjarët e viktimave të kësaj tragjedie dorëzuan në Gjykatën e Tiranës kërkesë- padinë me objekt "Shpërblimin e dëmit për vdekjen e familjarëve në tra

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›