E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton ngritjen e grupeve të punës për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të përmbytjeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës

Qeveria miratoi sot ngritjen e grupeve të punës për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut e përmbytjet në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Grupi i punës, në përbërje të të cilit do të jenë specialistë të fushave përkatëse, do të bëjë evidentim dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, për njësitë e qeverisjes vendore të prekura nga përmbytjet, në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, të përfshirë në tri kategori:

Kategoria I. Evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve në “objekte banimi” .

Kategoria II. Evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve në ekonomi bujqësore, në blegtori, në objekte të prodhimi dhe të përpunimit agro-bujqësor, në makineri dhe pajisje, në rezervatet e rritjes së peshkut, në bimë dekorative, si dhe në objekte ndihmëse.

Kategoria III. Evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve në objekte sociale.


06/01/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›