E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton një tjetër vendim për dëmshpërblimin financiar të ish – të dënuarve politikë, në vijim të vendimeve të mëparshme

- Shuma e masës financiare për 427 ish të dënuar politikë me burgim që përfitojnë nga ky vendim, llogaritet në vlerë totale 1.473.405.284 leke

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua një tjetër vendim për dëmshpërblimin financiar për ish – të dënuarit politikë të regjimit komunist, në vijim të vendimeve të mëparshme të miratuara në këtë drejtim.

Vendimi i sotëm përcakton masat e shpërblimit për të tjerë ish të dënuar politik, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore për përfitim financiar, për ditët e qëndrimit në burgjet politik, nga data 30.11.1944 deri në 1.10.1991, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital.

Konkretisht, vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit financiar vetëm për ish të dënuarit me burgim dhe familjarët e viktimave të të dënuarve me dënim kapital, pasi aktualisht, nga kërkesat e depozituara pranë ministrisë së drejtësisë, procesi i verifikimit të personave që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me gjemba deri në vitin 1954, ende nuk ka përfunduar. Po kështu, projektvendimi nuk përcakton dëmshpërblimin e personave të dënuar me internim apo dëbim, pasi dëmshpërblimi i këtyre personave do të jetë objekt i një vendimi tjetër të Këshillit të Ministrave.

Shuma e masës financiare për 427 ish të dënuar politikë me burgim që përfitojnë nga ky vendim llogaritet në vlerë totale 1.473.405.284 (një miliardë e katërqind e shtatëdhjetë e tre milionë e katërqind e pesë mijë e dyqind e tetëdhjetë e katër) lekë.


21/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›