E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha priti në takim këshilltarin e Kryeministrit të Kuvajtit dr.Al-Shatti

- I dërguari i Emirit të Kuvajtit theksoi se në përgjigje të kërkesës së Kryeministrit Berisha gjatë vizitës së suksesshme në Kuvajt, fondi për mbështetjen e projektit të sheshit “Skënderbej” është rritur nga 5 milionë Euro në 10 milionë Euro.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha priti në takim këshilltarin e Kryeministrit të Kuvajtit dr.Al-Shatti.

Dr.Al-Shatti i solli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të ngrohta të Madhërisë së Tij Emirit të Kuvajtit Sheikh Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah si dhe të Kryeministrit të Kuvajtit Madhërisë së Tij Sheikh Nasser Al- Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah duke theksuar suksesin e vizitës së Kryeministrit shqiptar në Kuvajt.

Dr.Al-Shatti i përcolli Kryeministrit Berisha mbështetjen e Emirit të Kuvajtit për projektet e qeverisë shqiptare duke theksuar që projekti për Sheshin “Skënderbej” ka qenë dhe është një mbështetje në përgjigje të kërkesës së Qeverisë Shqiptare. I dërguari i Emirit të Kuvajtit theksoi gjithashtu që në përgjigje të kërkesës së Kryeministrit Berisha gjatë vizitës së tij në Kuvajt, fondi për mbështetjen e projektit të sheshit “Skënderbej” është rritur nga 5 milionë Euro në 10 milionë Euro.

Kryeministri Berisha duke falënderuar mikun kuvajtian shprehu falënderimet e tij për përgjigjen e shpejtë dhe pozitive të Emirit ndaj kërkesës së Kryeministrit për mbështetjen financiare të projektit.

Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të rëndësisë së sheshit dhe problematikave që duhen adresuar gjatë projektit duke e siguruar që problemet e shkaktuara nga Bashkia në realizimin e një projekti cilësor për sheshin do të zgjidhen së shpejti në një koordinim me autoritetet qendrore dhe në respektim të kuadrit ligjor.


21/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›