Qeveria miraton projektligjin për heqjen e taksës doganore
14/07/2011 Ligji i plotë, ja çfarë do të paguani për makinat e importuara pas shtatorit
Në rast se nuk ke ndër mend ta përdorësh makinën gjatë gjithë vitit, atëherë mjaft ta deklarosh dhe kështu do të mund t’u shpëtosh taksave. Ama në rast se qytetari kapet duke qarkulluar me makinën për të cilën ka deklaruar se nuk do ta përdorë gjatë vitit, atëherë sanksionet do të jenë tepër të rënda. Qeveria ka prezantuar dje projektligjin për “Taksat kombëtare”, me anë të të cilit hiqet taksa doganore. Projektligji ndër të tjera jep dhe kategoritë që do t’u shmangen taksave vjetore, siç janë veteranët e Luftës, invalidët tetra- dhe paraplegjikë etj. Nga ana tjetër, sipas projektligjit rreth 20 për qind e shumës të taksës që do të vilet do t’i shkojë pushtetit vendor. Kryeministri u shpreh se e gjithë taksa që do mblidhet nga ndryshimet në ligj do të shkojnë për të mbjellë drurë frutorë në mbrojtje të ambientit. Më poshtë po sjellim projektligjin të miratuar dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3, “Llojet e taksave kombëtare”, bëhen këto ndryshime:
a) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Taksa e qarkullimit për benzinën (sipas kodeve tarifore të NKM-së 2710 11 41, 2710 11 45, 2710 11 49, 2710 11 51, 2710 11 59) dhe për gazoilin (sipas kodeve tarifore 2710 19 31, 2710 1935, 2710 19 41, 2710 19 45, 2710 19 49).”.
b) Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. Taksa e karbonit për benzinën (sipas kodeve tarifore të NKM-së 2710 11 41, 2710 11 45, 2710 11 49, 2710 11 51, 2710 11 59), për gazoilin (sipas kodeve tarifore 2710 19 31, 2710 1935, 2710 19 41, 2710 19 45, 2710 19 49), për qymyrin, me krerë tariforë të NKM-së 2701 dhe 2702, për vajgurin (sipas kodeve tarifore 27 10 19 11 deri 27 10 19 29), për solarin (sipas kodit tarifor 27101961), për mazutin (sipas kodeve tarifore të NKM 27101963, 27101965 dhe 27101969) dhe për koks nafte (sipas krerëve tariforë të NKM 2713 11 00 dhe 2713 12 00).”.
Neni 2
Në nenin 4, “Niveli i taksave kombëtare”, bëhen këto ndryshime:

b) “2. Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 5 lekë litri deri më 31.12.2011, pas kësaj date taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 7 lekë litri. Kjo taksë zbatohet si për benzinën dhe gazoilin e importuar ashtu edhe për ato të prodhuara në vend.”.
b) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Taksa vjetore e mjeteve të përdorura caktohet sipas formulës:
Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e
karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën.
Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij ligji, dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, taksa llogaritet proporcionalisht për periudhën e mbetur të vitit. 18% e të ardhurave vjetore nga kjo taksë i kalojnë buxhetit të qeverisjes vendore. Procedura e ndarjes së të ardhurave me buxhetet e njësive të qeverisjes vendore përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në numrin e mjeteve të regjistruara sipas njësive të qeverisjes vendore.”.
c) Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. Taksa e karbonit caktohet në masën 1.5 lekë për litër për benzinën, 3 lekë për litër për gazoilin, 3 lekë për kilogram për qymyrin, 3 lekë për litër për solarin, 3 lekë për litër për mazutin , 3 lekë për litër për vajgurin dhe 3 lekë për kilogram për koks nafte.”.
Neni 3
Në nenin 5, “Agjentët e taksave”, bëhen këto ndryshime:
a) Shkronja “b” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të doganave në rrethe, për taksën e qarkullimit për benzinën dhe gazoilin e importuar, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj, për benzinën dhe gazoilin e prodhuar në vend.”.
b) Shkronja “c” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) për taksën vjetore të mjeteve të përdorura ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor;”.
c) Shkronja “dh” ndryshohet, si mposhtë vijon:
“dh) Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të doganave në rrethe, për taksën e karbonit për benzinën, gazoilin, qymyrin, vajgurin, solarin, mazutin dhe koks nafte të importuar, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj, për benzinën, gazoilin, qymyrin, vajgurin, solarin, mazutin dhe koks nafte të prodhuar në vend, në bazë të sasive të prodhimit.”.
Neni 4
Në nenin 7, fjalët “...taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve...” zëvendësohen me “...taksa vjetore e mjeteve të përdorura...”.
Neni 5
Në pikën 2, të nenit 8, “Komisionet që përfitojnë agjentët e taksave”, bëhen këto ndryshime:

“b) për taksën e qarkullimit, 0 për qind;”.

“c) për taksën vjetore të mjeteve të përdorura, Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, 5 për qind;”.
Neni 6
Pika 1 e nenit 9, “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, ndryshohet si më poshtë vijon:
“1.Përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura:
a) mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë status diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit;
b) personat, fizikë ose juridikë, të cilët deklarojnë, brenda muajit janar të vitit në vazhdim, se nuk do të qarkullojnë me mjetet në pronësi të tyre gjatë këtij viti kalendarik ose do të dalin përfundimisht nga qarkullimi dhe që dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor targën dhe lejen e qarkullimit të mjetit;
b.1) pagesat e taksës së mjeteve të bllokuara me vendim të gjykatës, prokurorisë etj., për periudhën në të cilën mjeti ka qenë i bllokuar.
c) autoveturat tip 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë, kur këto mjete kalojnë në zotërim të invalidëve e të veteranëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë, që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse, dhe përdoren vetëm për nevojat e tyre personale e jo për veprimtari private;
d) makinat bujqësore.
Neni 7
Në nenin 11, pas shkronjës “e”, shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje:
ë) Tarifa e shërbimit për qarkullimin e mjeteve të transportit të udhëtarëve të më shumë se 20 personave, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit, si dhe të mjeteve të transportit të mallrave me ngarkesë apo pa ngarkesë përcaktohet me reciprocitet.
Neni 8
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)