E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton projektligjin për shfrytëzimin e resusrseve turistike në vend

Këshillimi i Ministrave mori sot në shqyrtim projektligjin  për shfuqizimin e ligjit, “Për rregullimin e pasojave, që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit “Mbi pasuritë e sindikatave”

Duke folur mbi këtë projektligj, Kryeministri kërkoi që të gjitha pronat e ish bashkimeve profesionale, të cilat janë resurset turistike më të mira të vendit dhe që aktualisht nuk janë në pronësi të askujt përveçse të shtetit, të merren dhe të shndërrohen në shoqëri aksionare, ku shteti është pronar.

Kryeministri  sqaroi  se kjo bëhet  për ti shpëtuar abuzimit në mënyrë  që ti qëndrohet garant rikonstruksionit të plotë të tyre dhe më pas shteti do ti shesë aksionet e tij. “Që në momentin që ato do të ndërtojnë shteti është i gatshëm ti shesë aksionet dhe të vazhdojnë të tjerët. Por ndryshe po të mos jetë shteti i pranishëm do të vazhdojë bixhozi me këto pasuri ashtu si ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe.

Kryeministri tha se ligji i cili vjen në kohën e duhur  është vlerësuar nga eksponentë të rëndësishëm të  të sindikatave, të cilët e vlerësojnë si një hap të rëndësishëm, sepse e kanë kuptuar se aty janë në zhvilluar procese tërësisht të papranueshme.

Fjala e plotë e kryeministrit

“Ka dhe një ligj tjetër shumë të rëndësishëm. Mbi pasuritë e sindikatave. Në funksion të presidentit të republikës, duke vlerësuar rolin dhe kontributin historik të sindikatave në përmbysjen e diktaturës komuniste, i vetëdijshëm se ato nuk mund të ishin më aleatë të qeverisë demokratike në vitin 92, por natyrshëm oponentë të saj dhe avokatë të drejtave të punëtorëve dhe punonjësve, dekretova , në mënyrë që ti jepja pavarësi ekonomike sindikatave, kalimin në pronësi të tyre të të gjitha pronave të ish bashkimeve profesionale. Ky dekret në mënyrën më të pakonceptueshme nuk është votuar në parlament. Faktikisht ky dekret nuk ka fuqi. Më vonë në vitin 1998, gjykata kushtetues ka bërë ndërhyrjen e vet të drejtë dhe me vendimin e gjykatës kushtetuese me mosvotimin e dekretit në parlament ato janë pasuri të askujt, në kohën kur ato ishin resurset më të mira turistike të vendit.”

Patjetër është e domosdoshme që të tëra këto resurse turistike të cilat nuk janë në pronësi të asnjeriu sot, pasi është vetëm shteti pronar i tyre, të merren , të shndërrohen në shoqëri aksionare ku shteti dot jetë padyshueshmërisht pronar. Po e bëjmë këtë në mënyrë që të qëndrojmë garant të rikonstruksionit të tyre të plotë dhe menjëherë shteti do të shesë aksionet e tij. Pra që në momentin që ato do të ndërtojnë shteti është i gatshëm ti shesë aksionet dhe të vazhdojnë të tjerët. Por ndryshe po të mos jetë shteti i pranishëm do të vazhdojë bixhozi me këto pasuri ashtu si ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe. Mendoj se ky ligj vjen në kohën e duhur, E verteta është se edhe eksponentë të rëndësishëm të sindikatave e kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë  një hap të tillë sepse e kanë kuptuar se aty janë në zhvilluar procese tërësisht të papranueshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›