E Diel, 1 Nëntor 2026

Me dorën e Ruçit, Edvini i futet detit, harron se ka tokë?

PS në guvën e Ruçit është një parti larg atyre simotrave në Perëndim. Njeriu i Salarisë është njolla e zezë në dyer të kësaj selie. Edhe trupi më i drejtë lë një hije në errësirë. Jo më hija e Ruçit në 18 vite në këtë parti, që e ka bërë katran. Evropianizmi i PS ishte një proces që u ndermor nga reformatorë të saj. Mirëpo ka disa vite që PS nën hyqmin e Ramës dhe drejtimi arrogant të salariotit e shtynë PS nëpër udhëkryqe tepër të rrezikshme. “Kryengritja e Fierit”, “Asambleja”, rikandidimi i Ramës nuk janë gjë më shumë përveçse një zbardhje e metodave djallëzore që njeriu i Salarisë gaton çdo ditë për të keqen e PS. Largimi i moderatorëve, lënia në periferi e tyre sjellja e anonimateve në parlament njerëz që nuk kanë kurrfarë kontributi në këtë parti ndërtuar qëllimisht një grup i këtillë me njerëz besnikë në fushatë thërrisnin “Rama-refomatori i madh” se çfarë reformash nuk njihen, por gjithshka që shkoi ishte pasojë e njeriut-hije në PS që krijon të gjitha prapaskenat të cilat mbesin në kuptimin më të mirë rrezikshmëri. Përse kjo parti i hyn detit me këmbët e njeriut-hije, kur fare mirë ka tokën. A e ka kuptuar njeriu-hije se orët e tij si ish-dora e hekurt kanë 17 vjet që kanë marrë fund? Si mund të bëjë karrierë dhe të jetë dora e fortë, njeriu-hije?
Kjo përbën edhe thelbin. PS i ka hasur sharra në gozhdë, e Ruçët që tregojnë orë pas ore, forcën. Forca dhe njerëzia që e mbartte këtë kanë perënduar. Ardhja nga Salaria solli me vete edhe ashpërsinë e vendit dhe nëse të gjithë u kulturuan, ai mbeti dhe vijon të mbetet pjesa më e ashpër e saj, një soj Xhelil Gjoni i milleniumit të ri. Nëse atëherë ishte edhe i pranueshëm një lloj mentaliteti a mund të konceptohet sot? Kjo erë e egër që prish të gjithë lulearin shqiptare - që besoj se ka marrë për mirë - ende mbijeton në PS dhe dominon fort. Formulat e këtij njeriu nuk e shpien në shoqërinë e forcave të tjera PS-në, por e largojnë atë një orë e parë. Shyqyr që iku Gjinushi e nuk kishte njeri ta dëgjonte në parlament, mirëpo rivjen aty Ruçi e ruçët, të cilët kanë si filozofi forcën, koha e të cilës mbart shekuj që më nuk përdoret. Shumë deputetë të zgjedhur nga njeriu- hije ende nuk kanë lexuar librin e parë. Pale kur më thanë se ka edhe ende që nuk lexojnë një gazetë. Kjo përbën atë, që quhet injorancë larg të cilës kërkojmë të gjendemi dashur padashur, por që gjithsesi i kemi vendosur në epiqendër të saj duke na bërë ligje për shtetin. Partia në duart e Ruçit e dominuar së fundi në prag kandidimi dhe kongresi mbartë rrezikshmëri për vetë të ardhmen e saj. Sepse Ruçët nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të zgjedhin ca ruçë të tjerë për delegatë të cilët do të votojnë po ca ruçë të tjerë për forume dhe ata do të zgjedhin ca ruçë të tjerë në kryesi.          
PS ka boll elementë të rinj të evropianizuar, por si ende kërkohen dhe gjenden njerëz të këtij soji që e mbyllin dhe e ngurtësojnë PS duke e kthyer atë në fillim të viteve ‘90, atëherë kur transformimi i saj dhe ndarja nga Ramiz Alia u bë me dhimbje dhe lot për shokët e udhëheqjes që do të duhej për sytë e Evropës t’i largonin nga shtrojera sepse ata vetë s’kishin ndërmend të largoheshin deri ditën, që do të mbyllnin sytë. Edhe sot është koha që me lot në sy, “PS të ndahet nga Edvini dhe mësuesi i tij i pagabueshëm Ruçi”, për të zgjedhur në krye të saj njerëz të mençur të ditur dhe të mendojnë për ardhmërinë e kombit duke mos menduar më për xhepat e tyre si në 8 vitet e fundit kur qeverisën këtë vend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›