E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimin për hapjen e filialeve të universitetit “Aleksandër Moisiu”, në qytetin e Peshkopisë

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për hapjen në qytetin e Peshkopisë të të filialeve dhe programeve të studimeve të fakulteteve të ekonomisë, të administrimit , të edukimit dhe të shkollës së lartë profesionale të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës.

Kryeministri u shpreh se ky vendim përbën një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për jetën universitare të vendit, në mënyrë të veçantë për të rinjtë e zonave përreth. “ Ky universitet është  një ndihmë e madhe për këtë zonë. Të rinjtë e gjimnazeve të Peshkopisë, Bulqizës, Matit, por edhe të gjithë Shqipërisë do të kenë mundësinë të ndjekin studimet e larta në degë të universitetit të Durrësit në Peshkopi.”

Kryeministri tha se do të ishte me vlerë hapja e degëve të universitetit Bujqësor në këtë zonë, apo edhe të një shkolle të mesme bujqësore, në mënyrë që të rritet gjithnjë e më shumë kualifikimi i fermerëve shqiptarë.

Kryeministri u shpreh se investimet e bëra në qytetin e Peshkopisë e kanë shndërruar atë nga një rajon i mbyllur, në një nga rajonet më të hapura të vendit. “Peshkopia, me ndërtimin e rrugës së Arbërit dhe rrugës që lidh Peshkopinë me Kukësin krijon hapësira shumë të mëdha për tregun. Tirana arrihet në një periudhë kohore rreth 1 ore. Prishtina arrihet edhe ajo në një kohë të shkurtër, po kështu edhe Shkupi. Pra  nga një rajon i mbyllur shndërrohet në një nga rajonet më të hapura të vendit.  


26/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›