E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton vendimin për kompensimin e pronarëve që preken nga ndërtimet e informale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin: Për disa ndryshime në vendimin nr.383, të këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar. Lidhur me këtë vendim, Kryeministri Berisha u shpreh se numri i pronarëve dhe trashëgimtarëve që fitojnë nga ky vendim është 4577. Sipërfaqja e shpërblyer është 643000 e 728 metër katrorë. Vlera  e shpërblimit 9 miliard e 860 milion e 481 mijë e 867 lekë.


09/01/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›