E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimin për listën e re të rimbursimit të barnave nga ISKSH

Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e saj vendimin për listën e re të rimbursimit të barnave nga Instituti i Sigurimeve Kujdesit Shëndetësor, e cila përmban reth 70 artikuj të rinj mjekësor.

Kryeministri vlerësoi se kjo listë është më e gjera që është miratuar ndonjëherë dhe është produkti i një konsulte të gjerë dhe i respektimit të ndjeshmërive dhe kërkesave të ndryshme.

“Kjo listë është zgjeruar në mënyrë të ndjeshme me rreth 70 artikuj të rinj, në sajë të performancës së mirë financiare, menaxhimit shumë më të mirë të fondeve të përcaktuara për rimbursimin e barnave, të një transparence të përgjithshme më të madhe në tregun farmaceutik”, u shpreh Kryeministri.

Duke e konsideruar këtë vendim një zhvillim shumë pozitiv, Kryeministri tha se Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, jo vetëm që përballoi  me fonde plotësisht skemën e zgjeruar tashmë të listës së rimbursimit, por hap pas hapi po bëhet  blerës kryesor i të gjitha shërbimeve shëndetësore. Kjo, nënvizoi Kryeministri, përbën bazën e një reforme të thellë shëndetësore që qeveria do të ndërmarrë që vitet e para të mandatit të dytë.


13/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›