Kryetarja e Kuvendit në Koplik, vijon turin Shqipëria po ndryshon.Jozefina Topalli: Shqipëria është bërë lider i Ballkanit
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në vijim të turit të saj Shqipëria po ndryshon u prit nga burrat, gratë të rinjtë e të rejat e Bashkisë së Koplikut.
Vetëm në tre vitet e fundit Kopliku ka ndryshuar imazhin e tij përmes investimeve që kapin miliona, për asfaltim rrugësh, për rikonstruksione mjedisesh publike, për shkolla, për ujësjellës, për shtim të hapësirave të gjelbërta e të tjera investime që i kanë dhënë jetë këtij qyteti.
Në fjalën e saj përpara banorëve të Koplikut Kryetarja e Kuvendit ndër të tjera tha:
Në fushatë ne nuk kemi më Partinë Socialiste, por kemi një konsorcium, një trust, është
trusti i lejeve të ndërtimit, nuk është më Partia Socialiste, është trusti i 15 përqindëshit, nuk është më Partia Socialiste, është trusti i Bashkisë së Tiranës, është trusti i parave me të cilat blihet dhe e blejnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Këto janë dy botë, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me njëra-tjetërn.
Trustet e 15 përqindëshit nuk punojnë për Shqipërinë, trustet e lejeve të ndërtimit nuk punojnë për vendin, trustet e Bashkisë së Tiranës dhe paratë me të cilat shiten dhe blihen këta kryetarë të partisë, natyrisht që nuk kanë motiv dhe dashuri për vendin. "Në katër vite, tha Kryetarja e Kuvendit, kemi dyfishuar rrogat, pensionet, buxhetin, të ardhurat, vërtet kemi ndryshuar totalisht infrastrukturën e Shqipërisë, vërtet kemi vendosur vetëm në zonat rurale 1,4 bilionë dollarë. Më shumë do të bëjmë, më shumë do të rrisim rrogat, pensionet, më shumë do të punojmë për ta perfomuar infrastrukturën. Shqipërinë do ta bëjmë vendin më modern të Ballkanit dhe do të bëjmë atë që disa sot e mendojnë se ndoshta është e pamundur; pas një viti shqiptarët do të lëvizin pa viza për të takuar nënat, motrat, vëllezërit, fëmijët.
Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit