E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalimi I Kryetares së Kuvendit

  Mirë se ju gjeta Pogradeci!
Unë kam ardhur disa herë në Pogradec, por gjëja më e mrekullueshme që unë kam parë është ky shesh plot me zonja, ky shesh plot me vajza, ky shesh plot me nëna, ky shesh plot me motra.
Është gjëja më e bukur. Është gjëja më e veçantë. Është gjëja më speciale që një politikane, që një deputete mund të gjejë, në çdo qytet, në çdo fshat.
Unë ju falënderoj të gjithave!
Por, unë në fakt,  jam sot këtu, së pari dhe mbi të gjitha, për të shprehur mirënjohjen për çdo nënë, për të shprehur mirënjohjen për çdo bashkëshorte, për të shprehur mirënjohjen për çdo vajzë, për të shprehur mirënjohjen për çdo mësuese, për çdo shtëpiake, për çdo tregtare, për çdo drejtuese, për çdo biznesmene, për çdo mjeke, për çdo grua të thjeshtë, për të gjitha ju; për çdo gjë që keni bërë për fëmijën tuaj, për çdo gjë që keni bërë për familjen tuaj, për çdo gjë që keni bërë për qytetin tuaj, për vendin tonë.
Falemnderit!
Unë gjatë këtyre dy viteve të fundit kam lëvizur në të gjithë Shqipërinë. Në fakt nuk e fsheh emocionin që kam ndier, që kam përjetuar, kur kam shkuar në Sarandë, kur kam shkuar në Gjirokastër, dhe pastaj në Durrës në pallatin e sportit, në Tepelenë, në Shkodër, pastaj kudo ku kam qenë, në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo komunë. Unë kam pasur mundësinë të lidhem me ta si e deleguar; që të dëgjoj  problemet e tyre, që të dëgjoj mbi jetën e grave, në një farë mënyre kam qenë pjesë e jetës së tyre, edhe unë nuk e fsheh se edhe ato janë bërë fort, fuqimisht pjesë e jetës sime.
Sa herë kemi qeshur së bashku me to, disa herë edhe kemi qarë. Por ne e dinim se do të vazhdonim përpara, do  të ecnim përpara, pa u ankuar, pa u lodhur, pa thënë një fjalë të rëndë, pa thënë një fjalë të keqe, por me forcë, me kurajo, me vendosshmëri, me persistencë do të ecnim përpara.
Dhe ajo që kam kuptuar që puna e pamatshme dhe vendosshmëria, dhe sakrifica, dhe dashuria, dhe dhembshuria është kodi I AND-së sonë, është kodi I AND-së I çdo nëne, është kodi I AND-së i çdo motre, I çdo gjysheje, I çdo vajze. Për këtë duhet të jemi krenare. Unë jam krenare.
Unë sot, mbi të gjitha këto, jam një nënë krenare, por jam edhe një shqiptare krenare. Jam një shqiptare krenare, sepse I kemi bërë të gjitha për këtë dhe kjo na bën më të forta, kjo na jep më shumë respekt, kjo na jep më shumë dinjitet. Jam një nënë krenare, një deputete krenare, sepse kemi bërë mirë, se gjatë këtyre viteve kemi punuar fort. Dhe ju them të drejtën, kemi punuar fort duke pasur një ide të thjeshtë, por të fortë përpara.
Unë gjithmonë kam besuar se dozat e idealizmit nuk mund të lihen pas. Ato duhet të na udhëheqin. Unë e kuptoj se në politikë ka edhe pragmatizëm.
Ndërsa ndonjëri më thotë: ¨Nuk ecet vetëm me idealizëm.¨ Por, unë I besoj dhe unë i besoj plotësisht. Unë besoj se po të duash këtë vend, ky vend mund të bëhet. Unë besoj se ne I kemi dhënë dashuri. E kemi pasur seriozisht dhe kemi punuar për të bërë reforma. Atë fjalë që ne e përsëritëm aq shpesh, por që në fakt është thelbi I çdo gjëje. Dhe unë ju them sot juve këtu se në qoftë se u kemi  rritur rrogat gjatë këtyre 4 viteve, në mandatin e ardhshëm ne do tI rrisim ato më shumë.  Në qoftë se u kemi  rritur pensionet gjatë këtyre 4 viteve, në mandatin e ardhshëm ne do tI rrisim ato më shumë. 
Në qoftë se ne kemi dyfishuar buxhetin për arsimin, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për një nënë, sepse nuk ka gjë më të bukur nuk ka ëndrr më të madhe se sa tI thuash fëmijëve që të shkojnë në shkollë, të marrin provimet, të mbarojnë gjimnazin, të mbarojnë universitetin dhe pastaj të gjejnë punë.
Dhe ne do të rrisim akoma edhe më shumë buxhetin për arsimin. Unë nganjëhgerë I kthehem një shprehjeje që Presidenti I madh Lincoln thoshte: ¨Kam pasur fat në jetë dhe gjithmonë më ka ecur sepse gjithmonë pas meje kam pasur lutjet e nënës sime¨. Unë besoj se secila prej nesh në çdo moment, në çdo sekond, kemi pasur lutjet e nënës pas. Nga eksperienca personale, në mënyrë të veçantë kur kam qenë në opozitë, ne kemi kaluar disa momente të vështira, dhe pastaj kur kishte ndonjë vështirësi në Parlament, në fund fare gjithmonë nëna ime më merrte në telefon. ¨Mora të pyesja: si je? Mos ke ndonjë hall? Kam frikë moj bijë për ty.¨
Në fakt nuk kishte arsye për të pasur frikë. Por është zemra e nënës, është meraku I nënës dhe unë për këtë dua tI bëj homazh çdo nëne, në mënyrë të veçantë unë dua tI bëj homazh Poradecit, poetit tuaj të dashur. Poet I rallë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, I ka kënduar dashurisë, ai është princi I dashurisë, ai është kalorësi I elegancës.
Dhe unë besoj se  ju keni të gjitha aftësitë për të qenë krenare, që jeni qytetare të këtij qyteti që ka poetin më të madh, më elegant, që I ka kënduar me aq finesë dashurisë, mallit, jetës, së ardhmes. Ai është Lasgush Poradeci.
Ne na kanë mbetur edhe pak ditë dhe më 28 qershor ne do të shkojmë përsëri për të votuar. Ajo që unë besoj është se 29 qershori do të jetë një ditë e bekuar, një ditë në të cilën të gjithë shqiptarët do të jenë të suksesshëm. 
Një ditë në të cilën të gjithë shqiptarët do të jenë të gëzuar. Natyrisht atë ditë do të shonim një fytyrë të nxirë. Por nuk ka rëndësi. Ajo fytyrë ka qenë e nxirë edhe kur Shqipëria hyri në NATO. Ajo fytyrë ashtu nxinte edhe kur Shqipëria dorëzoi ftesën për statusin e vendit kandidat.
Ashtu nxinte kur Presidenti I SHBA-së erdhi në Shqipëri. Unë besoj se mandati I dytë do të jetë mandati I një Shqipërie moderne, I një Shqipërie që po vazhdon të ngjitet, I një Shqipërie që do të vazhdojë të lëvizë edhe në shtetet afër integrimit, I një Shqipërie që do tI japë mundësi çdo burri, gruaje, studenti, të reje, të riu, që pas një viti të lëvizë pa viza, që studentët tanë të mos kthehen më pas, që prindërit tanë të mos rrinë më në radhët e gjata në ambasada.
Kjo është një ditë në fakt të cilën të gjithë e ëndërronin, flas për 17 vjet më parë. Për këtë dua të falënderoj atë grua që foli disa momente më parë, e kam fjalën për artisten e madhe, Rajmonda Bulku. A e dini se njëmijë herë gjatë këtyre 17 vjetëve I jam kthyer kësaj vajze e cila foli për herë të parë, foli për herë të parë me kurajo paralelisht kur studentët anti-komunistë në Qytetin e Studentit. Rajmonda Bulku në krye të disa grave dhe nënave pati e para kurajon për të thirrur kundër asaj që ishte diktatura me e egër. Rajmonda unë nuk ta kam thënë ndonjëherë me zë, por me shpirt ta kam thënë njëmijë herë: Falemnderit!
Kudo që kam qenë unë kam takuar të majtë dhe të djathtë. Unë I respektojë të gjithë njësoj. Të gjithë janë qytetarë të vendit tim. Janë njerëz të nderuar.
Dhe të gjithë ata kanë kontribuar dhe kanë dhënë energjinë e tyre për ta bërë Shqipërinë më të bukur. Dhe të gjithë thonë se Shqipëria po ndryshoh. Të gjithë besojnë se Shqipëria do të vazhdojë të ndryshojë.
Të vetmit të cilët nuk ndihen mirë me këtë Shqipëri që po ndryshon, është Kryetari I Bashkisë së Tiranës dhe mafia e lejeve të ndërtimit.
Vetëm ata e ndiejnë se një Shqipëri që po ndryshoh, se një Shqipëri që po ndërtohet çdo ditë, se në një Shqipëri që ka hyrë në NATO nuk ke më mundësi  të vjedhësh 1.3 bilionë dollarë, siç janë vjedhur pak vite më parë. 
Para të cilat merreshin nga qytetarët, nga rrogat, nga arsimtarët, nga pensionet.
Dhe e dini se çfarë kam kuptuar gjatë kësaj periudhe se Kryetari I Bashkisë së Tiranës nuk përfaqëson asnjë grim; as socialistët, as ish-komunistët. Të vetmit njerëz që ai përfaqëson janë vetëm klani I betonierëve dhe unë shfrytëzoj  këtë rast dhe I bëj thirrje edhe Pogradecit për të ftuar çdo socialist, të thjeshtë, të ndershëm; që ka qenë idealist, që të bashkohet me Shqipërinë që po ndryshon, të bashkohet me Shqipërinë që po rritet, të bashkohet me Shqipërinë që në një periudhë të shkurtër kohe do të jetë anëtare e BE-së.
Unë jam krenare sa herë që dëgjoj ndërkombëtarët që inkurajojnë Shqipërinë. Nuk kishte gjë më të rëndësishme për mua se sa prezenca në një Samit, kur Presidenti Obama I thoshte Shqipërisë

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›