E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimin për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi, nga 170 në 180 mijë lekë

Qeveria miratoi sot vendimin për pagën minimale në shkallë vendi, e cila rritet  nga 170 në 180 mijë lekë. Kryeministri vlerësoi këtë vendim si shumë të rëndësishëm, duke theksuar se kjo është paga minimale në shkallë vendi, pasi paga në sektorin publik është më e lartë.

“Për shkak të  sektorit privat, ne ndjekim një politikë më të butë në rritjen e kësaj page, në mënyrë që të mos jemi agresivë në rritjen e pagave të sektorit publik”, tha Kryeministri.

Në këtë aspekt, Kryeministri vlerësoi si jashtëzakonisht pozitiv një raport të Bankës së Shqipërisë, që dëshmon se rroga në sektorin privat janë rritur më shumë se në sektorin publik, i cili ka rritur pagat me një mesatare 68 për qind, gjatë këtyre 4 viteve. “Ky është një zhvillim shumë pozitiv”, u shpreh Kryeministri.


13/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›