E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton vendimin për rritjen e taksës së tabelave reklamuese në qytetet dhe rrugët e vendit

Qeveria miratoi sot  vendimin, i cili ndër të tjera, përcakton rritjen e taksës së tabelave të reklamave, në qytetet dhe rrugët e vendit.  Kryeministri u shpreh se kjo masë ndërmerret për t'u ardhur në ndihmë autoriteteve vendore dhe për të kufizuar në një shkallë ndotjen vizive që transmetojnë reklamat, në rrugët dhe qytetet  e vendit. "Do të rritet në mënyrë të ndjeshme taksa e tabelave të reklamave, në qytetet dhe rrugët e Shqipërisë. Deri më sot, kjo taksë ka qenë shumë e ulët, ka qenë qesharake, ndërsa tani merr një vlerë të re, të rëndësishme. Kjo masë ndermerret për të ndihmuar autoritetet vendore, por edhe për ta kufizuar në një shkallë ndotjen vizive që japin reklamat për të cilat sot ka tendencë botërore drejt kufizimit të tyre”

Gjithashtu Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ”Për lojërat e fatit”,  i cili ka si qëllim rishikimin e niveleve të tarifave fikse për kazinotë, duke rritur nivelin e tyre, në krahasim  me nivelet që aplikohen aktualisht.

Ndër të tjera në mbledhjen e qeverisë u miratua vendimi  për një ndryshim në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”,  në të cilin përcaktohet rritja e akcizës për pijet alkoolike, kafen dhe duhanin. Vendimi synon përafrimin e nivelit të akcizës, për këtë kategori mallrash, me nivelet e rajonit, si dhe me nivelet e BE-së.


08/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›