E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria ndihmonkosovarëtnë Jemen

PRISHTINE- Ministria e Jashtme e Kosovës ka ofruar ndihmë për 37 shtetasit kosovarë që gjenden në Jemen.

Ata mund të marrin ndihmën e nevojshme, përfshirë edhe evakuimin, përmes ambasadës së Turqisë në Sana.

Në mesin e shtetasve kosovarë në Jemen, 16 janë studentë, ndërsa shtatë punojnë në fusha të ndryshme të mjekësisë.

Prej javësh, Jemeni është përfshirë nga protestat antiqeveritare që bëjnë thirrje për largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh.
(europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›