E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Tafili: Prel Pjetrushin e njoftova që do tja vrisja vëllezërit

SHKODER-"I vrava dy vëllezërit Tafili për hakmarrje ndaj vrasjes që Prel Pjetrushi kreu ndaj babait tim Bahri Tafili. Kam komunikuar me vëllain e tyre, Prel Pjetrushi dhe I kam thënë se nëse nuk kthehej ai do të hakmerresha me vëllezërit e tij”, pohoi sot në Gjykatën e Shkodrës, Admir Tafilaj. 35 vjecari ekzekutoi me breshëri plumbash më 18 Mars në Grudë të Shkodrës 2 vellëzërit, Gjovalin dhe Nik Pjetrushi, 31 dhe 25 vjec, vëllezër të ish-shefit të policisë së Shkodrës, Prelë Pjetrushi.

Tafili bëri të ditur para togave të zeza dhe skenarin për vrasjen. “I kam ruajtur për ditë të tëra dhe më 18 Mars sapo ata kanë dalë me automjet nga shtëpia i kam qëlluar në pritën që u kisha zënë”, ishte deklarata e Tafilit që pas kësaj është larguar nga gjykata nën masat e larta të sigurisë nga RENEA dhe FNSH.

Ngjarja që bëri bujë në Shkodër ka zanafillën në vitin 2000.
Tafili akuzonte ish-shefin e Krimeve, Prel Pjetrushin, vëllanë e viktimave, se i kishte vrarë babanë në një operacion për arrestimin e këtij të fundit më 2 gusht të vitit 2000. Gjatë operacionit të organizuar nga policia e Shkodrës pati shkëmbim zjarri mes palëve. Për pasojë, mbeti i vrarë drejtori i Policisë Arben Zylyftari, si dhe vetë i kërkuari Bahri Tafili, i ati i Admir Tafilit.

Si pasojë në pranga ra Genc Tafili, që u akuzua për vrasjen e Arben Zylyftarit, por familja gjithë kohën pretendoi se Zylyftari u vra nga dora e Prelë Pjetrushit dhe jo nga armët e Tafiljave.

Admir Tafili, vellai i Gencit vjen nga Italia, por arrestohet në vitin 2002 dhe akuzohet t’i ketë bërë pritë për qëllime hakmarrjeje ish-shefit të Malësisë së Madhe, Prele Pjetrushi, të cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrarë të atin Bahri Tafilin. Atentati ndodhi më më 22 janar 2001. Menjëherë më pas Pjetrushi u largua për të jetuar në SHBA.

Ndërsa bëri disa vite burg, më 2 tetor të vitit 2010, Admir Tafili arratiset ne menyre spektakolare pasi ka përfituar tete orë leje për të shkuar në shtëpinë e tij pasi kishte te semure nenen e tij.
Admir Tafili është vëllai i Genc Tafilit, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari në korrik të vitit 2001. Admir Tafili gjatë këtyre viteve është transferuar shpesh nga njeri burg i sigurisë së lartë në tjetrin, më i fundit i të cilit ishte kalimi nga burgu i Burrelit në atë të Shënkollit, nga ku dhe u arratis dhe pas disa muajve kreu vrasjen e dyfishtë ndaj familjes Tafili.

Gjykata e Tiranës dha dje paradite masën e arrestit “burg” për Admir Tafilin për akuzën e “armëmbjatjes pa leje”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›