Mehilli: Rama, sulme PPE-se ne Asamblene e PS
Partia Demokratike, denoi dje ashper sulmet dhe shpifjet e uleta qe sipas saj kryetari i PS-se, Edi Rama dhe anetaret e tjere socialiste kane bere kunder Partise Popullore Evropiane. Zedhenesja e selise blu, Erla Mehilli, tha dje se ne mbledhjen me te fundit te Asamblese Kombetare te PS-se, Rama dhe suita e bllokmeneve te rinj ne instinktin me te eger te eterve te tyre biologjike dhe historike, kane ndermarre sulme kunder PPE-se. Organizates qe grupon mbi 52 parti te qendres se djathte Evropiane. "Partia Demokratike e Shqiperise, denon sulmet dhe shpifjet e uleta te punisteve te rinj ndaj Partise Popullore Evropiane, partise qe grupon sot partite ne pushtet ne Gjermani, France, Itali dhe shumicen e vendeve anetare te BE-se, si sulme te frymezuara fund e krye nga trashegimia hoxhiste", tha Mehilli. Sipas saj, partite Popullore Evropiane te udhehequra nga Adenauer, De Gol dhe De Gasperi, themeluan BE, jane keto parti qe ndertuan mrekulline e Evropes se Bashkuar, qe beri te mundur shembjen e Murit te Berlinit dhe rrezimin e diktaturave komuniste ne Evrope, nder te cilat edhe pushtetin barbar komunist te Xhelil Gjonit, Sulejman Bushatit, Hamit Beqes, Kristaq Rames etj. "Ne Partine Popullore Evropiane, kombi shqiptar dhe Shqiperia ka miqte e saj me te medhenj, me te cmuar qe me mbeshtetjen e tyre te plote ndaj Partise Demokratike kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne shnderrimet epokale ne Shqiperi", vijoi Mehilli. Ajo theksoi se ne kete grupim politik, jane forcat politike, qe me voten e tyre kane luajtur rol vendimtar ne anetaresimin e Shqiperise ne KE, ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ne firmosjen dhe ratifikimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit midis Shqiperise dhe BE-se.
R. Rapushi